Në rrugën Tiranë-Elbasan vijon kontrolli me radar nga Policia Rrugore. Gjatë monitorimit, një 27 vjerçar është kapur nga radari duke lëvizur me 182 km/h.
Në reagimin e policisë theksohet se ky veprim është i papranueshëm sidomos në kushtet kur rruga ka trafik dhe rreziku i përfshirjes në aksident është evident.
Reagimi
Vijon kontrolli me radar, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
E papranueshme shpejtesia me të cilën 27-vjeçari nga Tirana drejton automjetin, 182 km/h në një orar kur rruga është me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është evident.
Mos nxitoni për të arritur fundin. Vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.