Në shfaqjen “Love Story” ka degjeneruar debati live, mes dy opinionistëve Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj. Debati në ‘Tv Klan’ nisi me komentet e Kristit se do një femër 4D, ku Jerina Lalaj tha se nuk do të bjerë në vulgaritet. Ndërkohë Robert Aliaj tha se, Lalaj bën moral, por është “krejtësisht personazh i dështuar”. Lalaj u përgjigj duke thënë se Aliaj nuk ka koherencë sepse “çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë”.
Robert Aliaj: Provincialët unë i kam neveri dhe ata që vijnë këtu dhe bëjnë këtu moralitet si kjo që bën këtu gjithë kohës moralitet dhe thotë gjëra pa sens, ia kam thënë dhe herë tjetër, as po, as jo, as mish, as peshk se s’do ta prishë me njeri fare, kjo gjë më pengon shumë.
Jerina Lalaj: Më imoralitet se të vijë babai me djalin në të njëjtin emision, më fal, por nuk ka!
Robert Aliaj: Unë e quaj imoralitet ty që jep mend këtu ndërkohë që thua bashkëjetoj me maçokun tim.
Jerina Lalaj: Po, patjetër!
Robert Aliaj: Ti je krejtësisht personazh i dështuar dhe më bën mua moral.
Jerina Lalaj: Unë e dështuar do isha po të jetoja me një personazh si ty. Zoti na ruajt.
Robert Aliaj: Jeto me maçokun ti.
Jerina Lalaj: Patjetër, jetoj me kë të dua.
Robert Aliaj: S’mund të vish të japësh moral këtu.
Jerina Lalaj: Moral nuk bën ti që je një njeri që nuk ke koherencë sepse çfarë thua në mëngjes nuk e thua në darkë.
Robert Aliaj: Nuk ke të drejtë të japësh ti mësime këtu.
Jerina Lalaj: Unë jam mësime për të cilat më kanë thirrur në këtë emision. Kur të bësh ti emision, ti thirr pjesën tjetër të familjes dhe bëni show familjar.
Robert Aliaj: Ai është problemi, problemi është i atyre që të kanë thirrur. Produksioni duhet të sjellë këtu njerëz që justifikojnë moralitetin për këtë një që ndodh këtu.
Jerina Lalaj: E ka nisur me ty!
Robert Aliaj: Unë e kam bërë familjen që ti nuk e bën dot.
Jerina Lalaj: O Zot faleminderit që nuk kam një familje si e jotja.