“Ti ishe e vetmja shëmbëlltyrë e gjyshes për mua”, Rezarta Shkurta kujton Nexhmije Hoxhën me fjalë të ndjera

Rezarta Shkurta ka kujtuar sot në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta, gjyshen e bashkëshortit të saj, Nexhmije Hoxhën. Ajo ka ripostuar një video të së ndjerës, ku thotë se e njohu si një gjyshe të mençur, që vetëm shkruante në kohën e lirë dhe jo si pjesë të politikës në kohën e regjimit komunist.

“Tek po bëja scroll postimeve, më doli para kjo video dhe ndjeva mallëngjim. Në fëmijërinë time, gjyshërit nga babi nuk arrita t’i njoh. Gjyshen nga mami e humba kur isha e vogël. Ti ishe e vetmja shëmbëlltyrë e gjyshes për mua.

Unë nuk e njoh politikën, e nuk dua ta njoh. Unë të njoha ty si një gjyshe të mençur, që të gjeja duke  shkruar dhe të lija sërish me penë në dorë”, shkruan Rezarta Shkurta në videon që shpërndan në Instagram.