Thyhet xhami i derës së një farmacie në Elbasan. Dyshimet (FOTO)

Gjatë orëve të para të mëngjesit është thyer xhami në derën e një farmacie në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Deri tani nga verifikimet paraprake raportohet se nuk është vjedhur asgjë brenda. Nuk dihet nëse thyerja ka qenë e qëllimshme për të vjedhur apo për të përcjellë ndonjë mesazh per pronarin.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e  plotë të saj.