Elgit Doda ishte prej ditësh në pritje të një konfirmimi nga Donald Veshaj për publikimin e këngës së re. Dhe drita jeshile erdhi shumë bukur nga “Big Brother VIP”, kur në fund të spektaklit ai tha: “Elgit Doda po pret sinjalin tim që ta publikojë, i them që ta publikojë!”
Donaldi ka shkruar tekstin e këngës, “Toxic love”, që sikurse mund ta merrni me mend flet për një dashuri toksike. “Xhelozinë që ti e ke dhe fjalë e fundit lër mua ti e the. Po më thua “s’të dua, të urrej” dhe prap këtu je. Pse po luan me nervat e mia ti pse?”- thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.
“Рѕе mе mu tkа zоn іnаtі Рѕе ро m thuа ѕdо tі ѕdо tі Рѕе mе thuа ѕјоm І јоtі Ма thuај рѕе Е kur zgјоhеѕh fіllоn lоtі Тhuа ѕmundеm dhе рѕе mdо tі Е un thуhеm ѕа hеrе ѕhkоn tі Роr nuk tа ѕhрrеh”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.
Dyshimet se kjo këngë i dedikohet Bora Zemanit u vërtetuan nga vetë Donaldi në Big Brother ku u shpreh për marrëdhënien me moderatoren, për të cilën tha se është vajza që ka dashur më shumë në jetë.
Duke njohur dy të rinjtë, Semi e pranishme gjatë bisedës, ndërhyri duke shtuar: “Këta të dy vꓒesin për njëri-tjetrin, duhen pafund por janë shumë tipa të njëjtë. Që në momentin e parë që janë takuar duket se kishin një jetë që njiheshin”.
Ndër të tjera, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën. Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.