Pas protestës për djalin e tij, Qazim Rasha ka reaguar duke thënë se i sheh pozitivisht këto grumbullime, por bën thirrje që të ndalet dhuna dhe të mos përdoret djali i tij për qëllime të ndryshme. “Unë dëshiroj që protestë të bëhet, por të mos përdoret kjo në simbolin e djalit tim, të mos prekin lulet, Tirana zbukurohet, Shqipëria të rritet, rinia të qendrojë, të ëndërrojë për një jetë më të lumtur”, tha Rasha.
Duke folur për mediat, Qazim Rasha tregon se asnjë zyrtar nga Policia e Shtetit nuk e ka telefonuar pas ngjarjes dhe sa i takon rrugës ligjore, ai thotë se pret vetëm drejtësi.
“Shteti ta kapi Qazimin nëse ka bërë faj, t’i japi dënimin, kërkojmë drejtësi. Nuk kam komunikuar me asnjë zyrtar të shtetit. E vërteta të zbardhet që mua të më lehtësohet pasha. Nëse nuk zbatohen ato normat njerëzore atëherë është vrasje e dytë”, u shpreh z.Rasha.