Thirret në SPAK për t’u marrë në pyetje deputeti i PS dhe ish-kreu i OSHEE. Emrat

’21 Janari’, thirret në SPAK për t’u marrë në pyetje deputeti i PS si person që ka dijeni, Xhemal Qefalia.

Mësohet se deputeti socialist është thirrur si person që dijeni për çështjen që po heton Prokuroria e Posaçme.

Ndwrkohw edhe ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Ende nuk dihet arsyeja se përse prokurorët e posaçëm, kanë thirrur Çelën, ndërkohë që mbetet të shohim nëse ai do të japë deklaratë për mediat kur të dalë nga godina e qelqtë.

Adrian Çela drejtoi OSHEE-në për nëntë vite me radhë. Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014, gjatë kohës kur qeveria nisi një aksion të gjerë për disiplinimin e sektorit energjetik, ku pati edhe arrestime të debitorëve. Derisa në qershor të vitit të kaluar, mandati i Çelës si administrator i OSHEE përfundoi dhe nuk u rinovua më.