Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në jug të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-8 m/s.
Valëzimi në det do të shkojë nga 1-2 ballë.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 41 gradë celsius.