Një lëkundje tërmeti është ndjerë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Këto lëkundje janë ndjerë edhe në Tiranë dhe në shumë zona të tjera të Shqipërisë. Sipas të dhënave të para nuk janë regjistruar dëme as materiale as në njerëz, megjithëse paniku ndihet akoma tek njerëzit, shtëpitë e të cilëve janë shkundur për herë të dytë ditën e sotme.
Gjithashtu mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Maqedoni me një magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter. Kujtojmë se Maqedonia u godit nga një tërmet i shkallës 5.5 i shkallës rihter mëngjesin e sotëm. Edhe ai i mëngjesit është ndjerë në disa zona të Shqipërisë.