Një tërmet i fortë ka lëkundur mbrëmjen e kësaj të mërkure Shqipërinë. Epiqendra e këtij tërmeti mësohet se ka qenë 18 kilometra në veri-lindje të Elbasanit dhe 5 kilometra nga qendra e Librazhdit.
Ky tërmet ka qenë me magnitudë 3.7, ndërsa është ndjerë në disa qytete të vendit, si Lezha, Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Librazhdi.