Tërmeti me epiqendër në Elbasan/Të dhënat e institutit të Gjeoshkencës

Lëkundje tërmeti janë shënuar rreth orës 00:17 minuta të 14 janarit 2024.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës tërmeti me magnitudë 4.3 i shkallë rihter dhe thellësi 20.8 km ka pasur epiqendrën në fshatin Shalës të Elbasanit.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera si Tiranë, Lushnje, Durrës, Berat, Fier.