Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 të shkallës Richter ka goditur Italinë mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tërmetit ishte në Siçili, ndërsa thellësia e goditjeve ishte 16 kilometër. Fatmirësisht, mediat italiane raportojnë se deri më tani nuk ka dëme materiale apo njerëz të lënduar. Megjithatë, qytetarët e Siçilisë kanë dalë nga banesat të tɱerruar për shkak të lëkundjeve të forta.
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2016/10/termet-1.jpg?resize=660%2C330&ssl=1)