Shkenca vijon ende punën për të gjetur ilaçin kundër Covid-19. Në shumë vende, përfshirë edhe Indinë po punohet për të gjetur kurën, të cilën e gjitha bota e pret me padurim. Drejtori i Institutit të Shkencave Mjekësore në Indi, Randeep Guleria shprehet se po kryejnë një studim pilot për të vlerësuar nëse terapia rrezatuese mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së simptomave.
Para se të zbulohej antibiotiku i parë në botë, penicilina, në vitet 1940, mjekët përdorën dozë të ulët rrezatimi për të trajtuar pneumoninë që mund të shkaktohej nga bakteret dhe viruset. Besohej se terapia me rrezatim e referuar si terapi me rreze X, ndihmoi në uljen e inflamacionit në mushkëri dhe parandalimin e stuhisë së citokinave duke zbutur kështu ashpërsinë e pneumonitit.
Meqenëse Covid-19 shkakton pneumoni gjithashtu dhe ende nuk ka një ilaç për ta mposhtur, mjekët në Indi po kryejnë një studim pilot për të vlerësuar nëse terapia rrezatuese mund të ndihmojë në uljen e ashpërsisë së simptomave.