Tentuan të grabisin dyqanin në Elbasan, dy hajdutët kapen me “presh në duar”, si e kuptoi pronari që donin t’i vidhnin dyqanin

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi kanë tentuar të grabisin një dyqan në metalurgji, në fshatin Bradashesh.

Bëhet me dije se gjatë orëve të vona të mbrëmje dy persona nga Librazhdi me banim në Durrës kanë tentuar të grabisin dyqanin.

Ka qenë rastësi që pronari ka hapur kamerat dhe ka parë dy autorët teksa tentonin të hynin në dyqan dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Mësohet se dy autorëve, që kanë tentuar të kryejnë vjedhjen, u janë sekuestruar mjete, të cilat shërbenin për të hapur me thyerje dyer e dritare.