Një ngjarje e paprecedentë, mësohet se të ketë ndodhur rreth 10 ditë më parë në qendër të qytetit të Peqinit.
Tre persona të maskuar dhe që lëviznin me një makinë tip “Benz” kanë ndaluar në qendër të qytetit të Peqinit dhe kanë tentuar që të rrëmbejnë djalin e mitur të Fatos Gosës, ky i fundit një person me precedentë të theksuar kriminal.
Mësohet se “Benzi” me tre personat e maskuar, është ndalur shumë pranë djalit të Fatos Gosës dhe kanë tentuar ta tërheqin nga krahët për ta rrëmbyer. Por në këtë moment, fëmija i mitur ka mundur të largohet me vrap dhe i ka shpëtuar kësaj grabitje. Që nga ky moment mësohet se djali i Fatos Gosës, fshihet dhe nuk është parë në zonën e Peqinit.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i policisë së Elbasanit, ku me anë të komunikate është shprehur se:
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale, që bën fjalë për 3 persona të maskuar që kanë tentuar të rrëmbejnë djalin e mitur të shtetasit F. G., në qendër të qytetit të Peqinit, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.
Nga verifikimet dhe deklarimet e familjarëve të djalit të mitur rezulton se ky lajm nuk është i vërtetë.
Theksojmë faktin se në Polici nuk ka patur asnjë kallëzim për një ngjarje të tillë.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon mirëkuptimin e mediave që të kërkojnë informacion të plotë pranë DVP Elbasan, para se të publikojnë lajme për të cilat nuk kanë informacion të saktë.