Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit gjatë mesnatës së kaluar, ku një 26-vjeçar është plagosur rëndë me thikë në lagjen “Haxhias”. Falë reagimit të shpejtë të Policisë, ngjarja është zbardhur brenda pak orësh dhe autori i dyshuar është arrestuar.
Operacioni policor, i koduar “Mesnata”, ka rezultuar i suksesshëm me kapjen dhe ndalimin e 59-vjeçarit A. K., banues në Elbasan, i cili në gjendje të dehur tentoi të vŕiste me mjet të mprehtë shtetasin D. B., 26 vjeç. Viktima u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Hetimet kanë zbuluar se mjeku roje në spitalin ku u trajtua viktima, shtetasi K. D., 32 vjeç, ka shpërdoruar detyrën duke mos regjistruar në kartelën mjekësore të 26-vjeçarit asnjë informacion mbi trajtimin e tij. Për këtë arsye, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e mjekut, i cili tashmë përballet me akuzën për “Shpërdorim detyre”.
Të dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.