Disa shkolla të mesme dhe 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit në këto ditë të ftohta janë të detyruara të zhvillojnë orët e mësimit pa ngrohje ne klasa.
Në disa shkolla mungon sistemi i ngrohjes me kaldajë dhe ngrohja me pajisje elektrike është e pamundur për shkak të gjendjes së rënduar të rrjetit elektrik.
Ndërsa në disa të tjera, kaldajat kanë qenë jashtë funksionit dhe vetëm në këto ditë janë kujtuar për të nisur punimet e riparimit, siç është shkolla 9-vjeçare “Sulë Harri”.
Vetë nxënësit shprehen se bëjnë mësim në të ftohtë dhe se një pjesë e shokëve kanë munguar.
Ndërkohë nga bashkia konfirmojnë faktin që po punohet për riparimin e kaldajave në shkollat ku nuk funksionojnë.