Që prej javës së kaluar Shqipëria dhe Europa janë përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan. Kjo ka bërë që temperaturat të shkojnë deri në 42 gradë celcius në Shqipëri dhe deri në 46 gradë në vende te ndryshme të Europës.
Sipas parashikimit të metereologëve edhe java që po vjen do të jetë me temperature të larta deri në 42 gradë për vendin tonë. Për këtë arsye ekspertët këshillojnë prindërit që gjatë orareve të pikut të nxehtësisë të mos i lënë fëmijët në ambiente të hapura sepse mund të jetë shumë e rrezikshme për ta.
Gjatë fashës orare 10:00 deri në 18:00 askush nuk duhet të ekspozohet në diell pasi kjo mund të ketë pasoja me dehidratim të trypit apo djegie të lëkurës. Është e këshillueshme që gjatë këtyre ditëve të nxehta të pini sa më shumë lëgjë për të shmangur dehidratimin.