Tea Trifoni na prezanton për herë të parë të ëmën dhe duken si dy pika uji

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtyre muajve në media e rrjete sociale.Ajo ka qenë më e sulmuara nga publiku për mashtrimet e saj të njëpasnjëshme, por Tea ia ka dalë të “mbijetojë” pavarësisht urrejtjes që ka marrë.

Ish-konkurrentja vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale dhe t’i përgjigjet ndjekësve kuriozë, të cilët së fundmi kanë dashur të dinë qëndrimin e familjes së Teas për lajmet e bujshme që kanë qarkulluar së fundmi për të. Me kërkesë të ndjekësve, Tea na tregoi për herë të parë edhe të ëmën dhe s’dimë të dallojmë cila është mamaja e cila vajza. Kjo pasi edhe mamaja e Teas duket shumë e re.