Të tjerë do sanksionohen nga Anglia? Vjen sot në Tiranë Lordi që njoftoi “non gratën” e Berishës

Sot në Tiranë do të mbërrijë Lord Peach (Stuart Peach), i dërguari i Britanisë së Madhe per Ballkanin Perëndimor, i cili dha lajmin për “non gratën” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lajmin për mbërritjen e tij në Shqipëri e dha ambasadori britanik Alastair King Smith gjatë një takimi në Elbasan.

Ky i fundit, e kishte lajmëruar edhe më herët se në vendin tonë persona të tjerë do të shpalleshin “non grata”.

“Demokracia ishte tjetër pikë diskutimi. Duhet që Kandidatët në zgjedhjet lokale të jenë larg korrupsionit dhe krimit. Dhe mos të ketë keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirshme dhe të ndershme. Do të vazhdojmë të kemi bisedim për llogaridhënien dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nesër do kemi vizitën speciale të të Dërguarit të Posaçëm të kryeministrit Britanik, Stuart Peach. Në e mbani mend që në korrik shpallëm valën e parë të sanksioneve dhe do shohim për aksione të tjera gjatë këtij viti”, tha ambasadori.

Megjithatë këto janë të detajet e vetme që janë dhënë për vizitën e Peach në Shqipëri, ndërkohë që ende nuk është bërë me dije as axhenda e tij.