Gjykata e Elbasanit pranon kërkesën e prokurorisë per shtyrjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse Svetlana Timofeeva.
Por mbrojtja kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.
Gjykata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës se sigurisë. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit.
Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë gjykata e Apelit në Tiranë.
Avokati i ruses së akuzuar, Saimir Vishaj: Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e Gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë as kjo nuk u mor parasysh.Është e papranueshme.