Qyteti i Elbasanit është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtëna me armë zjarri. Blutë e qytetit sqarojnë se gjatë një operacioni në bashkëpunim me FNSH-në është kapur një person me armë tek stacioni i trenit. Ende nuk dihet identiteti i personit të arrestuar. Deri më tani gjithashtu nuk raportohet për viktima.
Forca të shumta sigurie kanë rrethuar zonën.