Të pandarë nga njëri-tjetri, Adrola Dushi dhe Capital T “kapen mat” edhe në New York

Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë çifti më i ri i showbizit dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.Ata janë bërë të pandarë nga njëri-tjetri. Pas pushimeve që kaluan së bashku në Maldive, tashmë ata ndodhen në SHBA.Edhe këtë herë janë fansat ata që dalluan se dyshja ndodhen pranë njëri-tjetrit, duke zbuluar detaje të përbashkëta në fotot e tyre.Ndërkohë, nga rrjetet sociale është parë se Capitali ka xhiruar në SHBA një projekt, teksa nesër ai publikon këngën e re që titullohet “Diego”.

Ndërkohë, fluturimet e Adrolës drejt Amerikës janë më të shpeshta duke qenë se i biri, Troi, dhe familja e saj jetojnë atje.