Të gjithë e dinim se quhej Beatrix, por zbulohet emër tjetër në dokumente!

Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më të komentuara kohët fundit. Ajo u bë pjesë e “Big Brother Vip” dhe filloi një romancë me aktorin Donald Veshaj, kur të gjithë prisnin që ai të rikthehet krah Bora Zemanit pas një takimi që patën gjatë këtij reality show.

Tani nga Kosova vjen një lajm që lidhet me Trixën dhe më saktësisht me emrin e saj të vërtetë. Të gjithë mendojnë se ajo quhet Beatrix, por sa duket ky mund të jetë emri i artit dhe si ajo ka dëshirë ta thërrasin.

Emisioni n’ZOOM nga burime të sigurta ka mësuar se emrin e vërtetë këngëtarja e ka Behigje Ramosaj dhe me origjinë vjen nga Llapashtica e Komunës së Podujevës.