Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza në drejtim të Ramës dhe Bashës dhe bashkëpunimit mes tyre i cili ka arritur në nivele të frikshme.
Berisha theksoi sërish se Balla dhe Veliaj kanë darkuar me Bashën në darkën e mortit në shtëpinë e Irfan Hysenbelliut dhe kanë nxjerrë më pas megaskandalin me listëpagesat për të mbuluar aferën e tmerrshme të inceneratorëve dhe shkarkimin e ish-kreut të PD-së nga 44 mijë demokratë.