Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me gra dhe vajza në Elbasan.
Rama falënderoi gratë socialiste të Elbasanit, ndërsa postoi “Super socialistet e Elbasanit. Faleminderit”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama u kërkoi grave dhe vajzave të Elbasanit që të mbështesin kandidatin e PS-së për bashkinë e Elbasanit, kryebashkiakun aktual Gledian Llatja.
Rama u ndal edhe te përfshirja e grave në qeverisje dhe në nivelet e tjera drejtuese.
“Kur unë kam filluar këtë mision, në krye të PS-së ka qenë një pasqyrë komplet tjetër e realitetit të grave e vajzave në PS. Në të gjitha rolet kryesore 99 % ishin burra. Në të gjitha mbledhjet e strukturave drejtuese 85 % ishin burra. Është dashur vërtet një punë e madhe hap pas hapi që këtu në Elbasan, edhe pse gratë dhe vajzat kanë qenë shumicë në mbështetje të PS-së, ne të kalojmë nga një realitet ku gratë socialiste, duke luftuar me burrat, kanë një vend dhe zërin e tyre sot”, tha Rama.