Numri 2 i PS, Taulant Balla, ka zbardhur detaje nga takimi që u zhvillua në Bruksel, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama, bashkë me një delegacion që e shoqëronte. Balla shkruan se në ditët në vijim Parlamenti Europian do të miratojë Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.
“Bruksel – Parlamenti Europian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur. Ishte një kënaqësi si gjithmonë takimi me Presidentin Parlamentit Europian David Sassoli, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë”, shkruan Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm i PS.