Rektori i Unversitetit të Mjekësisë Arben Gjata ka thënë për ‘Euronews Albania’ se tre muajt e ardhshëm do të jenë sfida më e madhe që ka kaluar ndonjëherë sisitemi shëndetësor. “Besoj se jemi në prag të një situatë kritike ku kemi një rritje të lartë të numrave dhe nuk është se nuk e prisnim. Këto tre muaj do të jetën sfida më e madhe që ka kaluar ndonjëherë shëndetësia shqiptare ndoshta që në periudhat e hershme të krijimit të saj. Kërkon angazhim maksimal dhe solidaritet të stafit mjekësor. Besoj se qoftë mjekët dhe infermierët do të jenë të gatshëm që t’i bashkohen kësaj sfide pasi është sfida më e madhe që ka pasur ndonjëherë mjekësia shqiptare. Aleatët më të mëdhenj mund të jenë vetëm qytetarët shqiptarë”- tha ai për Euronews.
Ndërsa thotë se kapaciteti i vendit është për 1600 shtretër, doktor Gjata shprehet se nëse ndizet drita e kuqe e kolapsit të shëndetësisë mund të kemi mbyllje totale. Ai sugjeron që studentët e viteve të fundit të Mjekësisë mund të shërbejnë në spitalet jo Covid, për të lehtësuar sistemin shëndetësor.