Superlajm/ Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht me katër korsi

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8 duke plotësuar të gjitha standardet.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se ky investim do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.

“Një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor do të nisë së shpejti. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8 duke plotësuar të gjitha standardet. Një investim i shumëpritur që do të rrisë sigurinë rrugore dhe lehtësoj qarkullimin e automjeteve”, u shpreh Balluku në rrjetet sociale.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit 8.

Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj.

Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km.

Investitorit i është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana menaxheriale ashtu dhe nga ana ekonomike.