Super lajm/ Ekipi i Elbasanit për femra shpallet “Kampion Kombëtar për të Rinjtë”. Sportistja që pikasi

Vajzat e ekipit të peshëngritjes së Elbasanit nën drejtimin e trajneres Eglantina Çuni u shpallën kampione të Shqipërisë.

Në këtë kompeticion spikati elbasanasja Enkileda Carja dhe cërrikasi Ertjan Kofsha si sportistët më të mirë të aktivitetit duke thyer disa rekorde kombëtare

Sportistja 14-vjeçare nga Elbasani, Enkileda Carja u shpall Kampione dhe “Sportistja më e mirë femër”. Lajmi është bërë i ditur nga trajneria e peshëngritëseve të Elbasanit, Eglantina Kalemi, në një postim në rrjetin e saj social.

Carja u shpall dhe “Sportistja më e mirë femër” e aktivitetit ku vendosi dhe disa rekorde per moshat U15-17-20.

Gjithashtu, trajnierja elbasanase bëri të ditur se Ekipi i vajzave të Elbasanit u shpall dhe Kampion Kombëtar për të Rinjtë.