Suedia i vetmi vend në botë pa kufizime ndaj koronavirusit, por ja se çfare po ndodh tani atje

Suedia eshtei i vetmi vende ne bote qe nuk ka pasur kufizime kunder koronavirusit. Drejtori i Institutit Shtetëror të Epidemiologjisë së Suedisë, Anders Tegnell zhvilloi sot një konferencë për shtyp i cili ka thene se: “Kurba po ulet”, tha Tegnel në konferencën për shtyp, në të cilën u njoftua se shteti suedez kishte vetëm dy vɗekje për shkaku të koronavirusit dhe 34 raste të reja të infeksionit në 24 orët e fundit.

Ai ka thene gjithashtu se:“Në përgjithësi, ky është një lajm shumë pozitiv. Duket gjithashtu se së shpejti do të jemi në gjendje të udhëtojmë më normalisht”, tha Tegnel, duke shtuar se masat e udhëtimit do të zbuten gradualisht duke lejuar fillimisht udhëtimin brenda rajoneve dhe më pas në vendet me të ulëta të shkallës së infeksionit.

“Për fat të keq, ne e shohim këtë prirje negative të rritjes së numrit të personave të infektuar rishtas në të gjithë Evropën, është e keqe që kjo po ndodh tani, por ne nuk e shohim këtë prirje në Suedi,” përfundoi ai.