Stuhia rrëzon pemën në Elbasan, shpëtojnë për mrekulli qytetarët që po kalonin afër

Thyhet një pemë në qendër të Elbasanit, shpëtojnë për mrekulli 2 qytetarë. Ngjarja ndodhi në rrugën që zbret nga 1 maji për nga turizmi drejt bashkisë (Hamami). Një stuhi shiu që përfshiu Elbasanin bëri që pema të thyhet dhe të bjerë mbi asfalt.

Gjithçka ndodhi kur ishte piku i lëvizjes së qytetarëve në orët e para të mbrëmjes. Dëshmitarë okularë pohuan treguan se 2 qytetarë që po kalonin aty në atë çast kanë shpëtuar për mrekulli. Po kështu edhe automjetet.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe punëtorë të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashki që kanë bërë të mundur largimin e pemës./infoweb