Një shkrim i The Guardian, ka zbuluar së fundi rezultatet e një studimi të kryer në Brazil, i cili pretendon se ka zbuluar një ilaç të ri që kuron më shpejt koronavirusin. Përdoret zakonisht për të trajtuar atë që në gjuhën popullore e quajmë përdhesi, një lloj artriti që formon kristale të vegjël brenda dhe rreth nyjeve dhe që shkakton sulme të papritura ďhimbjesh dhe enjtjesh.
Colchicine duket se ka potencialin për të ulur ndjeshëm qëndrimin në spital midis pacientëve me Covid-19 dhe nevojën e tyre për oksigjen. Rezultatet e studimit të kryer në Brazil vijnë pasi një studim ndërkombëtar i botuar të mërkurën, zbuloi se u ulën shtrimet në spital dhe vdekjet mes pacientëve me COVID-19 me më shumë se 20 për qind pas përdorimit të tyre me Colchicine.
Colchicine, që përdoret zakonisht për sëmundjet reumatizmale, po studiohet dhe po shihet si një ilaç potencial për të trajtuar Covid-19 në ambientet ambulatore, pas një prove të fundit, financuar nga fondacionet dhe autoritetet braziliane. Mendohet se Colchicine mund të zvogëlojë ndjeshëm përgjigjen inflamatore të trupit dhe të ndihmojë në largimin e dëmtimit të qelizave që veshin muret e enëve të gjakut.
“Cilido qoftë mekanizmi i veprimit, Colchicine duket të jetë e dobishme për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19”,– thuhej në raportin pas provës klinike, që u publikua në internet RMD Open, botuar nga British Medical Journal. Studiuesit shtuan se ilaçi nuk është i lidhur me efekte anësore serioze, të tilla si dëmtimi i zemrës ose mëlçisë apo ndikimi në sistemin imunitar.