Teksa ende nuk ka asnjë vaksinë të mundshme për të mposhtur Sars-CoV-2, bashkësia shkencore vazhdon ta studiojë virusin në thellësi: rezistencën, dobësitë dhe në përgjithësi sjelljet e tij. Dhe ndërsa disa ilaçe kanë performuar mirë në betejën kundër Covid, një studim i ri i Italian i koordinuar nga Instituti Neurologjik Mesdhetar ‘Neuromed’ me pjesëmarrjen e 33 spitaleve italiane, ka hedhur përsëri në fushën e lojës Hydroxychloroquin-ën teksa thotë se ky ilaç ul me 30% rrezikun e vdekjes së pacientëve të shtruar në spital për shkak të infeksionit Covid.
Hydroxychloroquine si një ilaç antimalarje u ngrit në pjedestal pasi Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi në një konferencë për shtyp se e kishte marrë atë për dy javë si një profilaktik kundër koronavirusit. Njoftimi i manjatit krijoi një tërmet masiv, midis atyre që besuan në fjalët e qiramarrësit të Shtëpisë së Bardhë dhe atyre që e kritikuan, duke e akuzuar atë se po propozonte zgjidhje të ŕrezikshme për shëndetin e qytetarëve.
Revista ‘Lancet’, duke marrë si referencë një studim të kryer mbi 96,000 pacientë pozitivë Sars-CoV-2, shkruajti se ilaçi i përdorur nga Trump shkaktonte sëmundje të zemrës dhe vɗekje.
Zbulimi i fundit
Duke hyrë në detaje, hulumtimi u botua në revistën shkencore europiane ‘Journal of intern Medicine’. Studiuesit Italian analizuan të dhënat e 3451 pacientëve të shtruar në spital për COVID-19. Studimi ekzaminoi parametra të ndryshëm, përfshirë patologjitë e mëparshme, terapitë që pacientët kishin ndjekur përpara se të prekeshin nga infeksioni dhe terapitë e marra në spital posaçërisht për trajtimin e COVID-19.
“Të gjitha këto informacione u krahasuan me evolucionin dhe rezultatin përfundimtar të infeksionit dhe doli konkluzioni se pacientët që ishin trajtuar me Hydroxychloroquine në spital, kishin një vɗekshmëri 30% më të ulët se ata që nuk e kishin marrë këtë trajtim (në të njëjtat kushte të vlerësuara)” – tha Augusto Di Castelnuovo, epidemiolog i Departamentit të Epidemiologjisë dhe Parandalimit në ‘Neuromed’, aktualisht në ‘Mediterranea Cardiocentro’ në Napoli.
Si përdoret ilaçi?
Hydroxychloroquina sigurisht nuk është ‘Grail i Shenjtë’, i aftë për të mposhtur koronavirusin një herë e përgjithmonë. Sidoqoftë, përdorimi i tij, përkundër asaj që disa pretenduan në fillim, ka treguar shenja pozitive. Në veçanti, përdorimi i ilaçit rezultoi të ishte veçanërisht i efektshëm te pacientë e shtruar në spital.
Sigurisht, studime të tjera dhe prova klinike do të kryhen për të kuptuar saktësisht rolin Hydroxychloroquina –s dhe metodat më të përshtatshme të administrimit të këtij ilaçi. Ndërkohë, megjithatë, hulumtimi ka shtuar një hap tjetër në betejën kundër virusit.
Duhet mbajtur mend se OBSH-ja më parë ka rekomanduar ndalimin e përdorimit të Hydroxychloroquina-s, duke u mbështetur në një studim vëzhgues që u tërhoq më vonë nga vetë autorët që kishin kryer hulumtimin. Të dhënat e reja sugjerojnë një qasje të re dhe ndryshe…