Studimi i fundit për variantin DELTA na qetësoi të gjithëve.

Varianti Delta është dy herë më ngjitës se variantet e tjera të Covid, por në ndryshim nga të gjitha variantet e tjera është shumë herë më i dobët dhe jorezistent përballë antitrupave. Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës doli në përfundimin se të 13 llojet e antitrupave që prodhohen pas marrjes së vaksinës Pfizer janë të aftë që të neutralizojnë variantin Delta të Covid.

Testime laboratorike provuan se variantet Beta dhe Gamma ishin në gjendje që të shmangnin disa antitrupa, por sërish neutralizoheshin nga tetë lloje të tyre. “Përballë të vaksinuarve, Delta është relativisht një virus i dobët. Nëse do të kishim një variant Covid si Beta dhe që do të përhapej si Delta, atëherë do të ishim në telashe”, tha për Forbes, Ali Ellebedy, bashkëautor në studim dhe profesor i patologjisë dhe imunologjisë në Universitetin Mjekësor të Uashingtonit.

Delta sot është varianti dominues me infeksione në të gjithë botën, por ndryshe nga Beta shkalla e vďekshmërisë së të prekurve, pjesërisht edhe për shkak të vaksinimit, pjesërisht edhe për shkak të fuqisë së virusit është shumë herë më e ulët.

“Fakti që Delta ka tejkaluar variantet e tjera nuk do të thotë se është më shumë rezistent se variantet e tjera. Kjo është arsyeja se përse personat e vaksinuar kanë treguar që kanë një mbrojtje të fortë nga ky variant”, thotë Jaço Boon, gjithashtu bashkëautor i studimit dhe kolek i Ellebedy.

Studime të ndryshme kanë dalë në rezultate të ndryshme të parandalimit të Deltës nga ana e vaksinës Pfizer, në 90 për qind në SHBA deri në 64 për qind në Izrael. Megjithatë, në të gjitha studimet përfundimi se vaksina mbron deri në 93 për qind nga zhvillimi i rasteve të rënda.