Një ilaç anti-parazit, që gjendet në të gjithë botën, është zbuluar se ka mundur të vrasë virusin Covid-19 në një laborator brenda 48 orësh. Një studim i kryer në Monash University, tregoi se si një dozë e vetme e ilaçit të quajtur Ivermectin, mund të ndalojë SARS-COV-2 të deportojë në qeliza.
“Ne zbuluam se edhe një dozë e vetme e kësaj barne mund ta zhdukë gjithë materialin gjenetik të virusit në 48 orë, kurse brenda 24 orësh vumë re një reduktim të ndjeshëm të tij. Ende nuk dihet si funksionon Ivermectin mbi virusin, por hapi i radhës së shkencëtarëve është të sigurohen se përdorimi i këtij ilaçi tek njeriu është i sigurtë.
Para se Ivermectin të përdoret për të luftuar koronavirusin globalisht, duhet të kryen testime dhe prova të njëpasnjëshme për të zbuluar të dhëna të reja. Kjo barnë, e aprovuar si ilaç kundër parazitëve ka rezultuar gjithashtu efektive kundër virusit HIV, gripi apo infeksione të rënda. Rezultatet e studimit të fundit janë publikuar në Antiviral Research.