Sipas një studimi të ri, ilaçi kundër insekteve mund të shërbejë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Në Britani ekziston një produkt i quajtur Citriodiol i cili mund të vrasë virusin – njoftojnë Shkencëtarët nga Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (DSTL) “Sky News” ka raportuar se ky produkt përbëhet nga vaji nga gjethet dhe degëzat e pemës së eukaliptit citriodora.
Ministri i Mbrojtjes Jeremy Quin i Britanisë njoftoi se: “Hulumtimet më të fundit të DSTL tregojnë se sprays që përmbajnë Citriodiol, të cilat janë bërë të disponueshme për njësitë e MOD të angazhuar në përgjigjen Covid, mund të vrasin virusin”.

Të parët që e kanë përdorur ilaçin janë forcat e armatosura, ndonëse nuk kanë dalë ende rezultatet e këtij studimi sepse nuk ka asnjë efekt të kundërt. Kompania që prodhon këtë produkt gjithashtu beson se mund të ofrojë mbrojtje kundër koronavirusit të ri.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.