Sporti shqiptar në zi, trajneri gramshiot humb jetën në fushat e gjelbra
Trajneri i ekipeve të moshave në Gramsh Mentar Dyrmyshi ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e martë teksa ndodhej në fushën e blertë. Ish-futbollisti ka pësuar një infarkt, duke lënë sportin shqiptar në zi.
Për ndarjen nga jeta të Dyrmishit kanë shprehur ngushëllimet miqtë e tij në rrjetet sociale, ndërsa shoqata e Elbasanit thotë se Mentari të gjithë jetën ia dedikoi futbollit.