Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka kërkuar 8 muaj burg për tre punonjëse të spitalit të Elbasanit. Sipas News24, ato akuzohen për shkelje të barazisë në tendera. Duke iu referuar SPAK-ut, punonjëset kanë favorizuar operatorin fitues në disa tendera.
Gjithashtu bëhet me dije se të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera, për spitalin e Elbasanit, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.