Policia spanjolle, e mbështetur nga policia shqiptare dhe nën drejtimin e SPAK, ka zhvilluar disa kontrolle blic në disa kompani “call center” ne Elbasan, Vlorë dhe Tiranë.
Kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimeve të përbashkëta me autoritetet spanjolle për mashtrimet online.
Gjatë kontrolleve, oficerë të policisë gjyqësore kanë sekuestruar njësi kompjuterike dhe dokumentacione të tjera.
Ndërkohë, mësohet se janë shoqëruar dhe disa punonjës të këtyre “call center”-ave, të cilët janë marrë në pyetje, në lidhje me natyrën e punës dhe shërbimet online që kanë ofruar apo kërkuar. SPAK për momentin nuk ka dhënë detaje mbi këto hetime.