Sot tetë raste të reja me koronavirus në Elbasan. Pozitive drejtoresha e shkollës…

Tetë raste me COVID-19 janë konfirmuar ditën e sotme në Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit. “Abc News” raporton se prej tyre, kanë rezultuar pozitivë drejtoresha e shkollës “Jorgji Dilo” dhe një mësues në shkollën 9 vjeçare “Kusarth”. Gjithashtu pozitivë për koronavirus ka rezultuar edhe një edukatore në kopshtin nr.14, në Elbasan.

Ndërkohë, edhe në qytetin e Elbasanit, shifrat e personave të infektuar kanë filluar të rriten ndjeshëm. Aktualisht, vetëm në qytetin e Elbasanit, janë mbi 290 persona aktivë të konfirmuar me Covid-19. Por, megjithëse, shifrat rriten, ndërgjegjësimi i qytetarëve lë për të dëshiruar.

Ndonëse në shumicë njerëzit shihen me maska, në mjekër, në gojë, dhe shumë pak që zënë dhe gojën dhe hundën. Ka ende nga ata që nuk e shikojnë të arsyeshme të vendosin fare maskën. Dhe për këta qytetarë duhet të mendojë policia dhe masat administrative.