Sot seancë plenare, diskutim nen për nen për Buxhetin 2025! Berisha rikthehet në Kuvend pas rreth një viti

Ditën e sotme mbahet seanca plenare për të diskutuar Buxhetin 2025.

Në Kuvend pas më pak se një viti rikthehet kreu i PD-së, Sali Berisha, kjo pasi i’u hoq masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga GJKKO.

Kuvendi nis në orën 10:00 seancën plenare, ku në rend të ditës është projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjatë seancës së sotme pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit të vitit të ardhshëm.

Teksa kërkon shumicën e votave në Kuvend pritet të shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

Buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.

Top Channel