Iniciativa për këtë peticion është ndërmarrjë nga Instituti për Demokraci për Media e Kulturë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”, të cilët në bashkëpunim me partnerët organizojnë në datat 17-26 shkurt edicionin e 7-të të “Ditëve të Kujtesës”.
Sot në orën 16:00, pranë Turizmit në Elbasan, do të mblidhen firma për këtë peticion.
Në këtë peticion do ti kërkohet parlamentit, miratimi i një kuadri ligjor që ndalon propagandën e regjimit komunist, ndalon ligjërimin glorifikues të diktaturës, ndalon përdorimin e simboleve të regjimit komunist në hapësirën publike;
vetingun e funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve, rishikimin e emërtimit të shkollave, rrugëve, shesheve dhe institucioneve duke propozuar ndryshime konkrete, rishqyrtimin e kurrikulave mësimore në ciklin shkollor, duke propozuar krijimin e një grupi pune të përbërë nga juristë, studiues, historianë dhe specialistë të fushës”.
Përfaqësues të organizatave europiane vlerësojnë nismën e ndërmarrë në Shqipëri, ndërsa shtojnë se me rëndësi është që historia komuniste shqiptare të njihet edhe në europë si një hap drejt demokracisë funksionale.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.