Jo mw larg se disa vite mw parw, nw 2015 mw konkretisht, ish deputeti i PD Luciano Boci ka protestuar me tw madhe që Meta ti dorëzohet drejtësisë. Edhe pse sot wshtw nw krah tw tij, si aleati kryesor, z. Boci mesa duket ka harruar kur u bente thirrje shqiptareve per dorwheqjen e Metws.
Ja njw shkrim nga Ballkanweb ku Boci protestonte para mijera shqiptareve per doreheqjen e Metes:
Partia Demokratike ka vazhduar edhe ditën e sotme protestat për të kërkuar dorëheqjen e Kreut të Kuvendit Ilir Meta. Në fjalën e tij para protestuesve deputeti i PD-së Luçiano Boçi kërkoi që Meta ti dorëzohet drejtësisë njëlloj si gjithë qytetarët e thjeshtë.
“Sot te gjithë shqiptaret shohin qe varfëria dhe mjerimi është ulur këmbëkryq. Këta janë ulur këmbëkryq dhe bëjnë hesape makabre me jetë njerëzish. Kjo qeverisje kriminale i ka ofruar shqiptareve këtë mënyrë qeverisje që duhet realizuar. Këtë protestë do ta vazhdojmë se duam që Ilir Meta të dorëzohet para drejtësisë si gjithë qytetaret. Ne nuk mund të pranojmë një demokraci pa moral dhe dinjitet. Nuk duam tu japim fëmijëve tanë një të ardhme të mbushur me krim.”- u shpreh Boçi.
Prej disa ditësh opozita vazhdon të protestojë para Kryesisë së Kuvendit nën moton ‘Meta ik” dhe kërkon që kreu i Kuvendit Ilir Meta të japë dorëheqjen dhe të hetohet si gjithë personat e tjerë pas akuzave nga deputeti Tom Doshi për tentativë vrasje.
(a.n/BalkanWeb)