Kënga e fundit, e cila titullohet “E para”, nuk është si gjithë të tjera për Flori Mumajesin. Në shkurt të këtij viti, Flor Mumajesi humbi nënën e tij, për shkak të problemeve me zemrën. “Hera e parë që nuk më vjen mesazh nga ty”, tha Mumajesi, në një mesazh prekës.
Kantautori i njohur ka reaguar për herë të parë pas humbjes së madhe, nëpërmjet një statusi të publikuar në Instastory. “Hera e parë që nuk më vjen mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty”.
“Se m’ka marrë malli me t’mbajt erë në qafë, m’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në televizor e të më thuash si dola, dhe pastaj të të marr në telefon dhe të flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon ‘djali mamit’”, shkroi Mumajesi.
Flori së bashku me Klajdi Harunin prezantuan mbrëmjen e djeshme këngën e tyre, me të cilën mbyllën fazën e parë të konkurrimit në “Kënga Magjike 2021”.