Sondazhi i Piepolit/ PS vijon rritjen! Llatja mund Boçin në Elbasan

Kur na ndajnë më pak se 1 muaj nga zgjedhjet e 14 majit, rritet mbështetja per Gledian Llatjan. Elbasani sipas projeksioneve, 25 ditë para zgjedhjeve, mbahet nga kryebashkiaku Llatja. 49-53% e qytetarëve thonë se do të votonin kandidatin socialist, ndërsa 36-40% prej tyre do të votonin kandidatin e opozitës Luçiano Bocin.

PS renditet forcë e parë me 50-54%, koalicioni Bashkë fitojmë forcë e dytë me 33-36% ndërsa 7-11% e qytetarëve votojnë Partinë Demokratike. Mes këtyre votuesve, 47% thonë se PD gaboi që nuk nxorri kandidat nga logoja zyrtare. Mbështetje shkon edhe për PDIU, edhe pse pa kaluar 3%.

Puna e Gledian Llatjas vlerësohet shumë pozitivisht nga 21% e të anketuarve, pozitivisht 38%, negativisht 26% dhe shumë negativisht 15% e tyre.

Inceneratorët, për të cilët Llatja është sulmuar nga opozita, për shumicën e qytetarëve të Elbasanit kanë përmirësuar pastërtinë në këtë bashki. Ndër problemet e qytetit, të anketuarit rendisin në vendin e parë kriminalitetin.