Friday , March 14 2025

Sofra e Elbasanit bashkon Drejtuesit Politikë të PS ndër vite në urimet e tyre.

Sofra e Elbasanit priti mbrëmjen e 13 Marsit qindra miq e të ftuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por jo vetëm. Sofrës së bukur Elbasanase e cila mbahet çdo vit me rastin e Ditës së Verës, ju bashkuan artitë, përfaqësues të bizneseve, OJF,përfaqësues të institucioneve qëndrore e vendore e papyshim përfaqësues të politikës.
E teksa vetëm dy ditë më parë Partia Socialiste bëri publikë listat e deputetëve që do të përfaqësojnë në qarqe të ndryshme, drejtuesit politikë ndër vitë të PS për Elbasanit zgjodhën të ndajnë Sofrën me qytetarët e Elbasanit.
Me ftesë të të zotit të shtëpisë, Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, sofrës së traditës ju bashkuan Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe padyshim drejtuesi aktual Arbjan Mazniku.
Taulant Balla ka drejtuar PS të Elbasanit në disa beteja politike duke marrë fitore të thellandaj kundërshtarëve politikë. Për herë të parë në karierën e tij politike 20 vjeçare Z. Balla nuk do të jetë deputet i Qarkut të Elbasanit, por Kryeministri i dha besimin të garojë në kryeqytet.
Balla falenderoi qytetarët e Elbasanit për mbështetjen e vazhdueshme që i japin Partisë Socialiste duke shprehur bindjen që Elbasani do të vijojë i tillë në çdo përballje politike. Balla shtoi se me Arbjan Maznikun dhe Gledian Llaten Elbasani do të vijojë të ecë në drejtimin e duhur.
Damian Gjiknuri tashmë ka marrë besimin e Kryeministrit Edi Rama për t’u rikthyer në qytetin e Vlorës, por zemra mbetet në Elbasanin e tij.
Z. Gjiknuri drejtoi fushatën për zgjedhjet vendore të vitt 2023 ku së bashku me Z. Llatja morën me rezultat të shkëlqyer mandatin e dytë për drejtimin e Bashkisë së Elbasanit.
Në Sofrën e Bukur të Elbasanit u përcollën urimet e një verë të mbarë për të gjithë shqiptarët e padyshim për popullin e Elbasanit që ka ditur aq bukur ta ruajë traditën e kësaj dite.