“S’kishim para! Morëm kredi”/ Rrëfehet gruaja e Lulzim Bitrit që u vrα në Elbasan

Bashkëshortja e Lulzim Bitrit, i cili u vrα me αrmë zjarri pranë një karburanti në Elbasan, ka treguar detaje nga jeta e tyre në çift. Në një prononcim për “Top Channel”, ajo rrëfen se kishin marrë kredi për të jetuar pasi së fundmi, bashkëshorti kishte mbetur pa punë, e nuk mund të siguronin jetesën. Por nuk e tregon se cili ishte profesioni i tij.

 “Ishte shumë e vështirë, dhimbje shumë e madhe. Ishte shumë befasi, shokuese, nuk e prisnim, ai kurrë nuk ka pasur konflikte. Luli ka qenë kalimtar aty, ai që është vrαrë ka qenë shoku i Lulit. Kush është ai shtet që të kryesh vrαsje e të dënojë me 4 muaj burg. Kohët e fundit ishte pa punë, kishim shumë vështirësi. Morëm edhe kredi për të jetuar,”-tha ajo në emisionin “Shqipëria Live”.