Skandali me çokollatat Kinder, BE bën lëvizjen urgjente

Pas skandalit me çokollatat Kinder, agjencia evropiane e shëndetësisë ka bërë sot me dije se ka nisur hetimet në 9 shtete të Europës.

Reuters shkruan se Ferrero i tërhoqi vezët e çokollatës Kinder Surprise nga raftet në Britani dhe Irlandë të hënën në atë që tha se ishte një masë paraprake.

Agjencia e Bashkimit Evropian nuk e përmendi Ferrero-n apo ndonjë kompani tjetër në një deklaratë, por paralajmëroi se rastet e raportuara ishin kryesisht te fëmijët nën 10 vjeç.

“Përhapja karakterizohet nga një përqindje jashtëzakonisht e lartë e fëmijëve që shtrohen në spital, disa me simptoma të rënda klinike si diarreja me gjak”, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Britania ka numrin më të madh të incidenteve me 63 raste të konfirmuara që nga 5 prilli, tha ECDC, duke shtuar se vende të tjera me raste të mundshme ose të konfirmuara janë Franca, Irlanda, Belgjika, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Suedia dhe Norvegjia.

Agjencia shëndetësore e BE-së tha se po hetonte, së bashku me Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), 134 raste të konfirmuara ose të mundshme të salmonelës.

“Tërheqjet e produkteve janë nisur në disa vende, duke përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Irlandën, Luksemburgun dhe Britaninë, tha agjencia e BE-së.

Nje koment

  1. Pingback: 3fiendish