“Skampa” 60 vjet teatër në Elbasan

Edhe pse u ndërtua në vitin 1935 si një dhuratë për qytetin e Elbasanit, teatri profesionist në këtë qytet nisi në vitin 1962 duke shënuar plot 60 vite.

Duke nisur nga themeluesit, tek miqtë, të ftuarit, artdashësit e qytetarë të shumtë ndanë kujtimet që shoqëruan rrugëtimin 60 vjeçar të teatrit “Skampa”.

Miho Gjini ishte djalë 20 vjeçar kur do t’i bashkohej trupës së Elbasanit si regjisor dhe si drejtori i parë i këtij teatrit. Ai mban mbi supe peshën e një pune të jashtëzakonshme dhe emocionet një qyteti që e do artin.

Në vitin 2011 godina e teatrit “Skampa” u dogj tërësisht, por trupa vazhdoi të qëndrojë pranë publikut deri në rikonstruksionin e saj, por sot godina ka nevojë për ndërhyrje për t’i rikthyer dinjitetin institucionit të kulturës në Elbasan.

Ceremonia e 60 vjetorit të teatrit “Skampa” hapi siparin e edicionit të 23 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit ndërsa në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje ju dha titulli “Nderi i Qytetit” aktorit dhe regjisorit Spiro Duni.

Top Channel